Connect with us

Aktualitet

Fermeri me kastravec në dorë thirrje Ramës: Ja ku e ke…

Fermeri Ilir Malka nga fshati Suk i Roskovecit ka deklaruarse ishte sot brenda në mbledhjen e Këshillit Bashkiak gjatë miratimit të ndërtimit të termocentralit. Malka tha se me kënaqësinë më të madhe të gjithë anëtarët e majtë të Këshillit, ngritën dorën të urdhëruar nga kryetarja e Bashkisë, për miratimin e ndërtimit të termocentaralit në fshatin e tij.

Fermeri iu drejtua dhe kryeministrit Rama kur thoshte: “Kjo është Toscana e tij, ja këtu e ka Toscana-n”.

Bashkia Roskovec ka vendosur për të miratojë ndërtimin e Termocentralit në zonën bujqësore, të Suk 1. Edhe pse u kundërshtua nga banorë të zonës dhe këshilltarë të majtë mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak është miratuar mes debatesh të ashpra ky investim i ri.

Ditën e diel banorët dolën në protestë duke e kundërshtuar ndërtimin e termocentrali duke e cilësuar njëzëri vdekjeprurës ndërtimin e këtij termocentrali në zonën e tyre duke theksuar se prania e tij do të shkatërrojë një sipërfaqe bujqësore prej 700 ha me sera.

Në mbledhjen e mëparshme të këshillit bashkiak ky projekt ka ngjallur debate të shumta dhe është rrëzuar me shumicë kartonash nga këshilltarë të majtë e të djathtë. Në mbështetje të banorëve, ditën e sotme protestës i janë bashkuar edhe përfaqësuesit e shoqatave ambientaliste të cilët e kanë cilësuar këtë investim një bombë ekologjike.

Advertisement