Aktualitet
Festa e pavarësisë, shqiptarët konfliktohen me Policinë në Londër, momentet kur shtyhen
Tashmë është bërë traditë që festat e 28-29 Nëntorit të festohen kudo ku ka shqiptarë. Kjo ka ndodhur dhe mbrëmjen e djeshme në Angli, ku shqiptarët janë bërë bashkë dhe kanë festuar me flamuj dhe veshje patriotike. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme me qindra shqiptarë janë mbledhur në Londër dhe festojnë për 111 vjet Shqipëri të pavarur. Por me festat ka pasur edhe konflike mes shqiptarëve dhe policisë britanike në Londër.
Shkak për përplasjet janë bërë hedhja e fishekzjarreve dhe sendeve në drejtim të policisë. Efektivët britanikë janë vendosur në kordon për të mbajtur turmën nën kontroll, por kjo gjë duket se nuk u ka pëlqyer emigrantëve shqiptarë në Angli. Ata janë shtytur me njëri-tjetrin, në mënyrë që çanin rrjetin e krijuar nga policia.