Connect with us

Pinknews

‘Festa’ si të P Diddy në Shqipëri? Ronela plas bombën: I kam ca emra shqiptarësh…

Ronela Hajati ka bërë një deklaratë të guximshme sa i përketë skandalit të P Diddy. Këngëtarja shqiptare me anë të një story në Instagram ka rrëfyer se ajo di shumë emra VIP-ash shqiptar që organizojnë dhe që marrin pjesë në të njëjtat ‘festa’ në Shqipëri. Hajati nuk ka dhënë emra konkretë, por ka konfirmuar shumë zëra që së fundi janë bërë viral në TikTok sa i përket skandaleve të ngjashme në Shqipëri.

“I kam ca emra shqiposh sinomin me te atyre te p.diddy” shkruan Ronela në storyn e saj duke ndezur kështu mjaft debate në rrjet.

'Festa' si të P Diddy në Shqipëri? Tayna e rrëfen

Story i Ronela Hajatit

Por Ronela Hajati nuk ështe e vetmja, pak kohë më parë Tayna, këngëtarja nga Kosova, në një nga këngët e saj të konsideruar si “diss” ndaj reperëve të tjerë ka përmendur skandalin e reperit P.Diddy, atëherë kur akoma nuk ishte zbuluar duke akuzuar artsitë të tjerë shqiptar se bëjnë të njëjtën gjë.

“Je si diddy en after” shkruhet në një nga vargjet e këngës së publikuar nga Tayna më datë 20 Korrik 2024.

'Festa' si të P Diddy në Shqipëri? Tayna e rrëfen

Kenga e Taynes

Duket se ‘evenimente’ të tilla të ngjashme me ato të P.Diddy organizohen edhe në Shqiperi, madje artistët qenkan shumë të informuar rreth tyre duke ditur edhe emra konkretë të të ‘ftuarve special’ të cilët i paskan koleg. Të gjithë këto deklarata nënkuptojnë se një dramë e re po nis në showbizin shqiptar dhe që mesa duket do te zgjas për një kohë të gjatë.

Diddy akuzohet se organizonte festa në vila luksoze dhe ftonte miq të cilëve u ofronin drogë dhe favore seksuale nga vajzat që punonin në vilën e tij si punonjëse seksi, ose që ishin thjesht modele apo artiste që kishin një kontratë me kompaninë e tij diskografike.

Advertisement