Aktualitet
Festat/ Shqiptarët nxjerrin ‘bishat’ nga garazhdi (FOTO)
TIRANË- Dhjetëra të rinj në Tiranë kanë marrë makinat dhe kanë qarkulluar në rrugët e Tiranës, në 28 nëntor. Duke u vendosur makinave flamujt kuqezi, ata kanë zgjedhur të festojnë në këtë mënyrë 110 vjetorin e Shqipërisë.
Duke u rënë borive të makinave dhe ecur në grup me makinat, ata kanë lëvizur përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe afër sheshit “Skënderbej”.