Politike
Festivali ndërkombëtar i arkitekturës/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në festivalin arkitekturor ‘Bukë dhe Zemër’ i cili po mbahet në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Shqipëria është një vend që tërheq arkitektët botëror. Sipas tij, Shqipëria është një vend që sot prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë Europa bashkë. Duke folur për festivalin Rama tha se është një hapësirë e re shpirtërore dhe kulturore që synon të fuqizojë dialogun dhe bashkëpunimin mes arkitektëve dhe politikëbërësve.
“Babai nuk e fsheh, ia thotë të birit, djali, i kthjellët i përgjigjet: Bëj si je urdhëruar. At e bir ecin drejt së pamendueshmes, jo me frikë, por drejt paqes. Posesiviteti, iluzioni i kontrollit e çfarë mbeti, ishte oferta më e qëndrueshme nga të gjitha. Kjo është ajo që kremtojmë sot, jo pushtetit për të marrë, por për të dhënë. Rrënjësore është arsyeja pse jemi këtu, Shqipëria është një vend që i tërheq arkitektët, besimi i përbashkët i realitetit të një ëndrre, diçka plot jetë, e papërsëritshme. Ky festival është një bajram shpirti, një hap i hedhjes përpara, për të përfytyruar së bashku, për t”i lënë egot tona. Kam bërë çdo rrugë në çdo kuptim, mirë a keq, nuk besoj në rastësi. Një Shqipëri që sot prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë Europa bashkë. Sot këtu nisim një aventurë të re për të krijuar një hapësirë në formë shpirtërore. Duhen dëgjuar arkitektët. Të dëgjosh arkitektët e vërtetë është një formë e jashtëzakonshme edukimi në politik bërje. Është tu hedhësh një sy atyre mënyrave për të marrë vendime” tha Rama.

