Connect with us

Pinknews

Fevziu tregon prapaskenat: Kurti nuk iu ngre telefonin Ramës dhe Begajt

Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një deklaratë të fortë për raportet në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj.

Gjatë një intervistë për Nacionalen, Fevziu deklaroi se në kohën kur ishte konflikti në veri të Kosovës, Albin Kurti nuk iu ka hupur telefonin Ramës dhe Begajt.

E pyeta kryeministrin, pyeta presidentin kur ndodhi historia e Banjskës, “a keni folur me Kurtin?” Të dy më thanë “nuk naj ngreh telefonin”…Që nga momenti që Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kontakt, lërë kontakt zyrtar, kështu miqësor, buzëqeshje, dorë të hedhur në qafë, Rama që i kap sytë nga prapa. Këto janë shou mediatik. Ne po flasim për kontakte reale. Unë jam dëshmitar se si ka funksionuar raporti mes Shqipërisë dhe Kosovës, edhe në momente të tensionuara.” – tha Fevziu.

Në interpretimin e tij, krejt kjo betejë mes Kurtit dhe Ramës “është pa sens”, pasi që të dy janë pjesë e një kombi.

Advertisement