Connect with us

Kronike

Fier/ Ktheu shtëpinë në ‘biznes’ droge, arrestohet 28 vjeçari! Në pranga dhe blerësi (EMRAT)

Fier-Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi shiste kokainë dhe kanabis në shtëpinë e tij në lagjen “Afrim i Ri”. Në pranga ka rënë edhe një 30-vjeçar, i cili u kap teksa po blinte lëndën narkotike.
Dy të arrestuarit janë identifikuar si Emrah Morina dhe Renalt Ndreka. Ndërkohë në hetim janë edhe katër të tjerë- blerës të dozave të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen 508 gramë Kokainë dhe qindra doza kanabisi, me vlerë në treg rreth 90 000 euro.
Gjithashtu, sekuestrohen pajisje për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 8 celularë dhe 2 automjete.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi implikimin e një shtetasi në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit Operacional dhe me Prokurorinë e Fierit, finalizuan operacionin policor të koduar “Price”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Emrah Morina, 28 vjeç, dhe Renalt Ndreka, 30 vjeç. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. T., 30 vjeç dhe V. K., 19 vjeç, si dhe për 2 shtetas të moshave 16 dhe 17 vjeç.
28-vjeçari u kap në flagrancë duke i shitur në banesën e tij, doza Kokaine dhe kanabisi, shtetasit Renalt Ndreka dhe 4 shtetasve të proceduar, të cilët shoqëronin 30-vjeçarin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.
Lajm në përditësim…

Advertisement