Kronike
Fier-Lushnjë, Aksident i rëndë, humb jetën i riu 26 vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, ku ka humbur jetën 26 vjeçari E. N, banues në Fiershegan. I riu duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë.

