Connect with us

Politike

‘Film i së shkuarës’, Rama ndan pamje nga zyrat e bashkisë së Shkodrës

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur duke publikuar disa pamje nga brenda zyrave të bashkisë së Shkodrës. ‘Pamjet nuk kanë nevojë për koment’-shkruan kryeministri Rama, ndërsa shton se shumë shpejt do të jenë thjesht një film i së shkuarës në terrin ‘demokratik’ të tre dekadave.

‘Mirëmëngjës dhe me brendinë e Bashkisë Shkodër, ku pamjet s’kanë nevojë për koment dhe shumë shpejt do të jenë thjesht një film i së shkuarës në terrin “demokratik” të tre dekadave, ju uroj një ditë një të diel të qeshur!’- shkruan Rama.

Kujtojmë se Benet Beci, doli fitues ne zgjedhjet e 14 Majit, duke thyer për herë të parë një bastion të demokratëve si Shkodra, duke mundur rivalin demokrat Bardh Spahia, me 11700 vota diferencë.

Advertisement