Connect with us

Bota

Filmuan ofensiven ukrainase ne Kursk, Rusia nis hetimet për një gazetar amerikan dhe dy ukrainas

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) njoftoi sot se ka nisur një procedim penal kundër gazetarit të CNN, Nick Peyton Walsh dhe dy korrespondentëve ukrainas, të cilët kaluan ilegalisht kufirin rus dhe filmuan materiale në fshatin Suja në rajonin e Kurskut.

FSB shtoi se gazetarët së shpejti do të jenë pjesë e listës së ndërkombëtarëve të kërkuar.

Dënimi maksimal për kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror është me burgim deri në pesë vjet.

Advertisement