Connect with us

Sport

Finalja e Coppa Italia në TRING

TRING SPORT është në prag të përmbylljes një sezon spektakolar dhe i paharrueshëm, që na ka dhuruar emocione të forta. Emocione të cilat me sa duket do të vazhdojnë deri në çastin e fundit, deri kur do të përcaktohen kampionët e rinj në kompeticionet më prestigjioze sportive evropiane dhe botërore. 

Maji është muaji i finaleve të mëdha, e para mes të cilave, ajo e 14 majit, ngre të dytin trofe të rëndësishëm të futbollit italian, atë të Kupës së Italisë. Pas një rrugëtimi emocionues dhe surprizues, finishin e Road to Coppa Italia 2025 e siguruan Milan dhe Bolonja. Dhe pikërisht mes tyre do të garohet për të ngritur kupën. 

Për Milanin do të ishte trofeu i dytë dhe një mundësi e shkëlqyer për një sezon tërësisht për t’u harruar përsa i përket ecurisë në kampionat. 

Ndërkohë që Bolonja, ende e angazhuar në betejën për Zonën Champions, pas një sezoni mbresëlënës, tenton sipërmarrjen titanike për të realizuar një ëndërr të hershme. 

Me një transmetim live që do të nisë në studio me Glend Tafaj dhe të ftuarit e tij në orën 20:00, për të vijuar më pas në orën 21:00 me superfinalen, drejtpërdrejt nga qyteti i përjetshëm, e deri te ceremonia e kurorëzimit dhe ngritjes së trofeut, mbrëmja e së mërkurës do të jetë dëshmi e futbollit elitar dhe emocioneve të mëdha. Por supermaji nuk mbaron me kaq, të tjera finale na presin, mes të cilave superfinalja e 31 MajitMynih ku do të kurorëzohen kampionët e Evropës. 

E gjitha kjo ekskluIvisht në Tring Sport, platformën sportive më të madhe në Shqipëri. 

Me Tring OTT dhe abonimet 12-mujore me ofertën e pakrahasueshme promocionale për vetëm 10,900 lekë mund te ndiqni kudo dhe kurdo finalet e mëdha, por edhe kompeticionet më prestigjioze botërore, si me Uefa Champions League, Serie A, Coppa Italia, NBA, MotoGP e shumë të tjera – Ferma Vip e përfshirë gjithashtu.

Mos harroni, Bundesliga po vjen…

Zgjidh Tring, zgjidh spektaklin!

Advertisement