Connect with us

Kosova

FINISH ME NJOHJE, ambasadorja serbe e sigurt për qëllimin amerikan

Ish-ambasadorja serbe në OSBE, Branka Llatinoviq, ka deklaruar për portalin serb “kosovoonline” se synimi i Amerikës është që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, të cilin synim, “Beogradi e di shumë mirë sepse është një vazhdimësi e qëndrimeve të administratave amerikanëve, dhe se nuk ka dallime të mëdha mes deklaratave të ditëve të kaluara nga ambasadorët amerikanë në Beograd dhe Prishtinë, Christopher Hill dhe Jeffrey Hovenier”.

Kujtojme se Hill shprehu besimin se njohja formale e Kosovës nuk do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian, por normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën ndërsa Hovenier dy ditë më parë ka deklaruar se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojnë me njohje reciproke.

Në këto deklarata, siç vlerësoi Llatinoviqi, në thelb nuk ka dallime, por ka nuanca dhe mënyra të interpretimi.

“Ajo që ka thënë ambasadori Hill duhet lexuar mes rreshtave, duke pasur parasysh se ai ka marrëdhënie të mira me të gjithë zyrtarët në vendin e akreditimit. Ai këtë e ka thënë në lidhje me rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, d.m.th. se nuk do të jetë kusht, që është fakt, derisa pesë anëtarë të BE-së ta njohin Kosovën, nuk mund të jetë kusht formal apo de facto për anëtarësim dhe për të gjithë procesin të udhëhequr nga BE-ja i cili është një proces për normalizim”, ka theksuar Llatinovic.

Siç ka shtuar ajo, të gjitha marrëveshjet që nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 janë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, qëllimi i të cilave është rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Çështja është se qëllimi amerikan, pra synimi amerikan, është që të përfundojë i gjithë procesi me procesin e njohjes, që nuk është asgjë e re, ne e dimë këtë dhe është një vazhdimësi në pikëpamjet e administratave amerikane. Pra nuk ka dallime të mëdha” – ka deklaruar Llatinovic.

Advertisement