Bota
Finlanda zgjat mbylljen e kufirit me Rusinë deri në prill
Qeveria finlandeze do të zgjasë mbylljen e pikave kufitare me Rusinë deri më 14 prill, njoftoi sot Ministria e Brendshme. Finlanda mbylli kufirin e saj lindor me Rusinë në fund të vitit të kaluar për shkak numrit në rritje të emigrantëve, duke përfshirë Sirinë dhe Somalinë.Autoritetet finlandeze kanë prova që tregojnë se numri i emigrantëve që do të mbërrijnë nga Rusia nëse qeveria heq mbylljen e pikave të kalimit do të rritet.
“Ka të paktën qindra, por ndoshta mijëra emigrantë pranë anës ruse të kufirit që presin një mundësi për të vazhduar udhëtimin e tyre në Finlandë,” tha në një deklaratë ministrja e Brendshme Marie Radtanen.Një total prej 1,323 azilkërkuesish mbërritën në Finlandë nga Rusia vitin e kaluar midis gushtit dhe dhjetorit, sipas autoriteteve kufitare finlandeze.