Connect with us

Politike

Firmosja e marrëveshjes së pensioneve të shqiptarëve në Itali, Rama takohet me Ministrin e Jashtëm italian

Kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmjen e sotme me Ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se më në fund janë gati për firmosjen e marrëveshjes së pensioneve të shqiptarëve në Itali. Tajani erdhi ditën e sotme në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Postimi i Plotë:

Kryeministria – Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani Dhe me lajmin e mirë se më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali

Advertisement