Rajon
Fishkëllima dhe britma në Kuvendin e Serbisë, pengohet fjalimi i Brnabiç
Përfaqësues të disa partive opozitare kanë bllokuar punën e Kuvendit në Serbi duke fishkëllyer dhe ngritur pankarta. Deputetët e opozitës filluan ta bllokojnë punën e Kuvendit, në seancën e së cilës ishte ribalancimi i buxhetit.
Në videon e publikuar shihet teksa deputetë u ngritën nga vendet e tyre dhe me fishkëllima dhe britma dhe filluan të pengojnë punën e parlamentit dhe prezantimin e kryetares së Qeverisë së Serbisë, Ana Brnabiç, e cila kujtoi se me ribalancimin e buxhetit parashihet të fitojnë pensionistët, nënat dhe fëmijët.
Kujtojmë se më herët opozita serbe ka paralajmëruar gjatë ditës së sotme bllokim të punës në parlament deri sa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç të tregojë datën e zgjedhjeve të parakohshme në të gjitha nivelet.