Connect with us

Politike

Fitër Bajrami, politika uron besimtarët myslimanë për festën e shenjtë

Besimtarët myslimanë këtë të djelë kremtojnë festën e shenjtë të Fitër Bajramit, ndërsa urimi nuk ka munguar as nga politika.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit, ku në një deklaratë për mediet nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, në Tiranë, Begaj tha se duhet të jemi të bashkuar në shërbim të interesit kombëtar.

Dita e sotme është një ditë mirësie dhe solidaritet. Gëzuar Fitër Bajramin, qoftë kjo ditë e shënuar, një ditë solidariteti dhe një ditë mirësie për të gjithë shqiptarët. Fjalët e kuranit dhe të urtit profetit Muhamed le të shërbejnë për çdo shqiptar si shembull frymëzimi në jetën e përditshme. Ti shtrijmë dorën njëri tjetrit, të ndihmojmë të pamundurit dhe të jemi të bashkuar në shërbim të interesit tonë madhor, në shërbim të interesit të harmonisë fetare të dialogut ndër fetar dhe të interesit kombëtar”, tha Bajram Begaj.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha uroi sot besimtarët myslimanë. Ai premtoi se pas 11 majit një nga vendet e para që do të marrë do të jetë dyfishimi i fondeve për komunitetet fetare.

Në një deklaratë për mediat pasi doli nga takimi me kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Berisha po ashtu premtoi se do t’u rikthehen pronat që i janë plaçkitur.

Advertisement