Kosova
Fitimtar apo tradhëtar/ Si u kthyer Albin Kurti nga kurbeti
‘Si u kthye Albin Kurti nga kurbeti, fitimtar apo tradhëtar’ – Kështu e nis shkrimin e tij analisti nga Kosova Mirlind Behluli, dhe sipas tij, “Kjo është logjika e dyzuar me të cilën tashmë kanë filluar të operojnë politikanët e analistët pas publikimit zyrtar të marrëveshjes evropiane”
Sipas tij, Kryeministri Kurti është edhe “tradhtar”, edhe “fitimtar”. Për ta shpjeguar këtë qëndrim, sipas Behlulit, “duhet analizuar propozimi franko-gjerman brenda historisë së gjatë, shpesh të trazuar, të Kurtit me dialogun në Bruksel”
Për analistin, Kurti është “tradhtar” i bindjeve të tij, pasi nga protestuesi që e “kundërshtonte tregtimin e sovrantitetit”, ai është kthyer në një kryeministër që negocion Kosovën.
“Marrëveshja është gjysmake, pasi nuk është as përfundimtare, as ligjërisht e obligueshme e as traktat mes dy vendeve. Gjuha e dykuptimtë, e shndërron marrëveshjen në një tavolinë suedeze, në të cilën palët mund të zgjedhin në mënyrë selektive që të citojnë cilindo nen që “konfirmon” fitoren e tyre” – shkruan Mirlind Behluli