Connect with us

Kosova

FITORE KOSOVA, pranohet në Këshillin Europian/ Bakoyannis e ka rekomanduar

Gerald Knaus nga Iniciativa Europiane për Stabilitet, ka thënë se Raportuesja greke Dora Bakoyannis ka rekomanduar në raportin e saj pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai tregoi gjithashtu se Kosova, në këtë mënyrë, ka hequr edhe një pengesë tjetër për pranim në këtë organizatë, teksa në profilin e tij në X, dhe ka publikuar pjesë nga raporti i Bakoyanis.

Knaus, thotë se raportuesja gjithashtu ka rekomanduar që Kosova aty të pranohet me emrin Kosova, dhe jo Republika e Kosovës.

Knaus, instituti i cili gjatë muajit mars doli me një raport për Manastirin e Deçanit, ku Kosovës i kërkohej të zbatojë vendimin për t’i regjistruar Manastirit 24 hektarët, nëpërmjet një videoje nga Athina, ka thënë se sot është një ditë e mirë për Evropën.

“Kosova ka hequr edhe një pengesë për t’u bërë në maj të këtij viti, si demokracia e fundit në kontinent që nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, e klubit më të vjetër të demokracive që mbush 75 vjet këtë prill. Pas 12 vjetësh, Kosova ka zbatuar vendimin rreth pronës së Manastirit Ortodoks të Deçanit. Kjo është bërë e qartë nga raportuesja e Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare Dora Bakoyannis, ish-ministrja e Jashtme e Greqisë. Ajo ka rekomanduar anëtarësimin, ka definuar kushtet e pasanëtarësimit, dhe kjo do të jetë e mirë për sundimin e ligjit, për pakicat, për vetë Kosovën. Por, gjëja më e rëndësishme është se do të ketë përkrahje të fuqishme siç duket nga Asambleja Parlamentare dhe pastaj shtetet anëtare në maj mund t’a pasojnë këtë, duke e pranuar Kosovën në gjirin e vet. Gjë e mirë për Ballkanin, për Evropën, për Këshillin e Evropës dhe win- win – win për të gjithë”. – Gerald Knaus nga Iniciativa Europiane për Stabilitet.

Në dritën e shpalosjes së raportit – tashmë edhe publikisht tejet premtues – të Raportueses së Këshillit të Evropës për Kosovën, Dora Bakoyanis, ministri serb i jashtëm, Ivica Daçiç, i angazhuar me orar të plotë në luftimin e aplikimit të Kosovës, hodhi vrerë ndaj deklarimeve të saj.

Vetë pakica serbe, tha Bakoyanis, do të përfitojë “më së shumti” nga anëtarësimin e Kosovës në KiE, prandaj edhe tha se ka rekomanduar një “periudhë monitorimi” të Kosovës nga Këshilli.

“Unë do të rekomandoj monitorimin e Kosovës nga Këshilli i Evropës – një proces post-monitorues që mund të fillojë nëse Këshilli i Ministrave vazhdon me votën e tij ta aprovojë, sepse ata janë përgjegjës për marrjen e vendimeve. Raporti im për të gjithë kolegët paraqet situatën aktuale në raport për të drejtat e njeriut, progresin e arritur në zbatimin dhe miratimin e ligjeve. Nëse raporti miratohet, atëherë do të hyjmë në procesin e postmonitorimit” – ka treguar Bakoyanis , duke shtuar:

“Natyrisht që unë naive s’jam, jam krejt në dijeni që ka një listë të gjatë çështjesh të mbetura pezull në lidhje me demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë, si dhe rezistenca e fuqishme e Prishtinës në fronte të ndryshme.

Edhe Këshilli e Evropës e di këtë fort mirë, por fakti që brenda pesë muajsh ia dolëm të zgjidhim çështjen e Manastirin e Deçanit…është arritje e madhe dhe kjo ngjarje dhe ky fakt, do të jenë në raportin tim”.

Nga ana tjetër, Ivica Daçiç, nuk vonoi shumë të hidhte vrer ndaj Dora Bakoyanis, deklaratat e të cilës me tonet më të ashpra i quajti “kulm të hipokrizisë” dhe “skandaloze”; duke i qëndruar linjës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se “Perëndimi na mashtroi”.

”Ky është edhe mashtrimi për të cilin foli edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe tregon se si perëndimorët thyen premtimet e tyre, teka patën thënë se Kosova nuk do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, pa themeluar Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë Serbe”- ka thënë Ivica Daçiç.

Ministri i Jashtëm serb hodhi vrer ndaj ish-kryediplomates greke, Bakayonis duke thënë se deri tani, ajo fliste “për tri kushte” që kuahtëzonin anëtarësimin e Kosovës në KiE, “më e rëndësishmja prej të cilave ishte themelimi i Asociacionit”. Në dritën e këtyre zhvillimeve – premtueshmërisë së pranimit të Kosovës në KiE – Aleksandër Vuçiç, për të disatën herë, tha se Serbia “do të ndërrojë qasje dhe doktrinë” ndaj Kosovës, në ditët në vijim.

“Unë do tju tregoj se si jemi mashtruar, ku na kanë hedhur hi syve, dhe si na kanë gënjyer disa të ashtuquajtur miq dhe shumë të tjerë nga Perëndimi, dhe kjo ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”- deklaroi Vuçiç.

Duke folur për këtë çështje, presidenti serb theksoi: Ne u thamë atyre se çfarë do të ndodhte nëse kjo do të ma mashtronin në lidhje me antarësimin e Kosovës. Sepse ata mendojnë se kanë të drejtë ta interpretojnë marrëveshjen e Brukselit në mënyrë të rreme, jo në mënyrë të gabuar ose si të duan, por në mënyrë të rreme.”

Advertisement