Sport
Fitore spektakolare në Mynih, Conceicao dhe Ronaldo përmbysin Gjermaninë brenda 5 minutave dhe çojnë Portugalinë në finalen e Nations League

Portugalia është finalistja e parë e UEFA Nations League pas një përmbysjeje të madhe ndaj Gjermanisë në gjysmëfinalen e zhvilluar në kuadër të Ligës A.
Gjermania e nisi më mirë pjesën e dytë, kur Florian Wirtz kaloi “Pancerat” në epërsi në minutën e 48-të pas një asistimi nga Joshua Kimmich. Megjithatë, Portugalia reagoi fuqishëm me dy gola të shpejtë: fillimisht ishte Francisco Conceição që barazoi në minutën e 63-të, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë Cristiano Ronaldo shënoi golin vendimtar të fitores në minutën e 68-të, duke i dhënë ekipit të tij biletën për në finale.
Në finalen e madhe të Nations League, Portugalia do të përballet me fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale mes Francës dhe Spanjës – një superduel që pritet me shumë interes.

