Connect with us

Rajon

Fitorja e Belerit/ Mitsotakis: Shqipëria drejt BE kalon nga respektimi i pakicës greke

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis reaguar për fitoren e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Belerin për Bashkinë e Himarës, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.

Në një fjalim nga Zografou, ai tha se ishte i lumtur për Belerin.

“Isha veçanërisht i lumtur kur u informova se në Himarë, Fredi Beleri ia doli dhe u zgjodh kryetar komune me një diferencë të vogël. Dhe uroj dhe shpresoj që kjo aventurë të marrë fund së shpejti. Rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke”, ka thënë Mitsotakis.

Me vetëm 19 vota para Fredi Bleri ka arritur që të fitojë kundrejt Jorgo Goros. Fredi Beleri ka fituar 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro.

Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues.

Advertisement

TRENDING