Connect with us

Bota

Fituesi i Çmimit Pulitzer: Trump është i rrezikshëm, do të jetë një udhëtim i vështirë për SHBA dhe botën

Donad Trump do të jetë president.

“Dhe sipas Kushtetutës amerikane, presidenti gëzon pushtet të jashtëzakonshëm, veçanërisht për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare: bazuar në punën time gazetareske për Trump mund të them se ai është një njeri i rrezikshëm”.

Kështu thotë fituesi i çmimit Pulitzer, Bob Woodward, e në një intervistë me Monica Maggioni në Rai 3.

“Tridhjetë e pesë vjet më parë, kur bëra intervistën e parë me të, Trump ishte një operator imobiliar në New York. Kolegu im në çështjen Watergate, Carl Bernstein, dhe unë e pyetëm mbi çfarë baze vendosi të bënte disa marrëveshje të pasurive të paluajtshme dhe ai u përgjigj: Instinkti”.

“Në vitin 2019 kur ai ishte president i Shteteve të Bashkuara, në Zyrën Ovale, e pyeta se si veproi veçanërisht me një udhëheqës shumë të paparashikueshëm si Kim Jong-un i Koresë së Veriut”.

“Dhe ai u përgjigj: ‘Instinkti, është e gjitha instinkti, është instinkti im që më thotë ta bëj këtë’. Do të jetë një rrugë e vështirë për Shtetet e Bashkuara dhe për botën”.

Advertisement