Connect with us

Kosova

‘Five Eyes’ di gjithçka për Banjskën/ Ja plani që ka…

Profesori dhe doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, duke folur edhe njëherë për sulmin terrorist serb që ndodhi në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, tha se “Pavarësisht se kanë kaluar gati katër muaj nga ajo ngjarje e trishtuar dhe makabre, bashkësia ndërkombëtare ende nuk ka publikuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Dimë vetëm se Vuçiç thirri në takim kryeterroristin Milan Radoiçiç dhe e këshilloi atë që për pak kohë të fshihet diku, si dhe e këshilloi që ai të marrë përsipër aktin terrorist të Banjskës”

Sipas profesorit të njohur, një nga 5 vendet e “Five Eyes”, ka hulumtuar në detaje dhe tashmë e ka të gatshëm një raport informimi për ngjarjen terroriste të Banjskës.

Në fakt ishte deputetja dhe kryetarja e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Britanik, Alicia Kearns, e cila gjatë një seance dëgjimore të sekretarit britanik të Shtetit, David Kameron, e deklaroi një fakt të tillë.

“Britania e Madhe, si pjesë e pesëshes, është në dijeni të përmbajtjes së ketij raporti. E sigurt është edhe se Kearns dëshiron të provojë vërtetësinë e akuzave që ajo i ka bërë Serbisë dhe presidentit të saj përsa i përket provokimeve të Beogradit kundër Kosovës, sidomos akuzën se kisha serbe shërben si depo armatimi për akte të tilla terroriste” – nënvizoi Bytyçi, sipas te cilit, raportin e kanë përgatitur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qe po mbahen në sirtar e nuk po publikohet, pasi ndoshta mbahet si mjet  presioni ndaj presidentit serb për të ndryshuar kursin e tij anti-perendimor.

Advertisement