Connect with us

Kosova

Fjalimi i fundit i Thaçit: Kjo s’është lamtumirë, por mirupafshim

Sot po mbahet “Marshi për Drejtësi” në Prishtinë në shenjë solidarizimi për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë. Ne po ju sjellim një copëz të fjalimit të mbajtur nga Thaçi në 5 nëntor 2020, nga momenti kur dha dorëheqjen, sepse iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale. Pasi lajmëroi dorëheqjen nga detyra e presidentit, Hashim Thaçi pohoi se ky nuk ishte një fjalim lamtumire.

“Në këto rrethana të reja, ftoj forcat politike që të qëndrojnë të forta. Duhet të ruajmë orientimin euroatlantik. Për Kosovën europiane, Kosovën në NATO, dhe në raport të përhershëm me SHBA. Ju ftoj që të besoni në Kosovën perëndimore. Të dashur qytetarë, më lejoni t’ju falënderoj për solidaritetin që keni treguar dhe mbështetje në këtë periudhë. Ju ftoj që të ruani qetësinë dhe të shmangi çdo manifestim me qëllim mbështetje. Drejtësia nuk bëhet në rrugë, por me argumente. Ju falënderoj. Kjo nuk është lamtumirë por mirupafshim. Do të shihemi prape, do të dalim faqebardhë. Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë tanë ndërkombëtarë.”, tha Thaci.

Ai shprehte më tej bindjen e tij që Kosova të vazhdonte të ruante “orientimin atlantik të shtetit dhe shoqërisë.

“Ju ftoj të besoni në shtetin e Kosovës dhe Kosovën e re Evropiane, në atë të rendit dhe ligjit, në Kosovën në NATO dhe me raporte speciale e të pëhershme me ShBA-në.” – shprehej Thaçi në atë fjalim.

Advertisement