Connect with us

Bota

Fjalimi i parë i mbretit Charles drejtuar kombit

Fjalimi i parë i mbretit Charles drejtuar kombit: Do të jem në shërbimin tuaj

Nga Princi i Uellsit te sundimtari i Mbretërisë së Bashkuar. Në portat e Pallatit Buckingham mijëra njerëz i bënë pritjen mbretit të ri, Charles III, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij mbretëreshë Camilla, një manifestim i dashurisë përpara fjalimit që përuroi mbretërimin e tij, duke ndjekur shembullin e nënës së tij Elizabeth.

“Ju drejtohem sot me ndjenja dhimbjeje të thella. Gjatë gjithë jetës, Madhëria e Saj Mbretëresha, nëna ime e dashur ka qenë frymëzim, shembull për mua dhe gjithë familjen time dhe i jemi thellësisht borxhli për dashurinë e saj” – tha sovrani – Dashuria, admirimi dhe respekti që ajo frymëzoi janë bërë shenjë dalluese e mbretërisë dhe, siç mund të dëshmojnë të gjithë anëtarët e familjes sime, ajo i kombinoi këto cilësi me ngrohtësinë, humorin dhe një ndjenjë të pandërprerë aftësie për të parë gjithmonë më të mirën tek njerëzit.”

Pastaj sovrani i ri deklaroi

“Kudo që të jetoni, në Mbretërinë e Bashkuar apo në mbretëri dhe territore anembanë botës dhe cilado qoftë prejardhja apo besimi juaja, unë do të përpiqem t’ju shërbej me besnikëri, respekt dhe dashuri siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime”

Mbreti i kushtoi gjithashtu një pasazh gruas së tij Camilla, teksa u shpreh

“Unë do të mbështetem në dashurinë e saj dhe djemve të mi William, trashëgimtarit të ri të fronit dhe Harrit, i cili do të vazhdojë jetën në Amerikë bashkë me Meghan”.

Advertisement