Connect with us

Bota

Fjalimi i pazakontë i Trump që shkaktoi të qeshura në OKB: Zonja e Parë është në formë të shkëlqyer

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një nga momentet gjatë të fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, përmendi bashkëshorten e tij, Melania Trump, duke sjellë një valë të qeshurash mes të pranishmëve.

Nga podiumi i Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, përpara dhjetëra liderëve botërorë dhe diplomatëve, Trump ndaloi për një moment për të komentuar gjendjen e Zonjës së Parë, e cila ndodhej në sallë.

“Zonja e Parë është në formë të shkëlqyer,” tha ai, duke parë nga delegacioni amerikan.

Me një buzëqeshje karakteristike, ai shtoi:

“Të dy jemi në formë të shkëlqyer”, koment që u prit me të qeshura të lehta në sallë.

Kjo batutë, solli një atmosferë më të çlirët në një seancë që zakonisht karakterizohet nga formalitet dhe diplomaci e lartë.

Trump nuk kursen batuat, fjalimi i tij krijon të qeshura në OKB: Zonja e Parë është në formë të shkëlqyermë pas vijoi me trajtimin e çështjeve globale si siguria, konflikti në Lindjen e Mesme dhe roli i SHBA-së në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu kujtojmë se gjatë mbërritjes së Trump dhe Melania shkallët elektrike u ndalën pa paralajmërim, ku çifti u detyrua të vazhdonte ngjitjen në këmbë, ndërsa stafi i sigurisë dhe pjesëmarrësit u përpoqën të menaxhonin situatën.

Advertisement