Politike
Fjalimi surprizues/ Rama në Parlamentin Europian: Me shumë gjasë do të zhgënjej shumë prej jush…

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Bruksel, është ftuar në Parlamentin Europian për të mbajtur fjalën në nder të përfundimit të Mandatit të Presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke.
Rama u shpreh se ka nderin dhe privilegjin që njeh Röpke, teksa tha se ishte ai që ktheu nga një skeptik të madh për dialogun social, në një ithtar të këtij dialogu.
“Me shumë gjasë do të zhgënjej shumë prej jush se nuk erdha këtu të predikoj për shoqërinë civile, por për të nderuar dikë që më transformoi nga një skeptik të madh për dialogun social, në një ithatr të këtij dialogu. Ja pse e ndjeva të bëhesha pjesë me ndjenja qartësisht të përziera që i kam edhe në këtë moment, sepse e di që kjo mbledhje shënon fundin e presidencës së Oliver.
Besoj se së pari ky është një moment për të kremtuar punën e një udhëheqësi të jashtëzakonshëm dhe për të reflektuar për rolin e komitetit ekonomik social.
Përmes kësaj trazire ju sollët qetësi, bindje, paqe”, tha Rama.

