Connect with us

Pinknews

Fjoralba Ponari reagon ashpër ndaj Zhaklin Lekatarit

Zhaklin Lekatari ka tërhequr vëmendjen e të gjithë shqiptarëve me deklaratat e saj nga Beogradi ku është shprehur se ndihet më “e sigurtë në një vend pa shqipe”.

Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të shumë prej ndjekësve të saj, por edhe të personazheve VIP.

Ndër to ishte dhe Fjoralba Ponari, e cila e konsideroi deklaratën e Lekatarit si “hipokrizi të gjallë” dhe antishqiptare.

“T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur, të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është antishqiptare dhe çnjerëzore”, shkruan ajo në “Twitter”.

Më pas, vijoi:

“Një kujtesë e vogël: Vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10,000 bijë nënash e përdhunuar mbi 20,000 të tjera. Inatet personale nuk mund të mbivendosen mbi gjakun e derdhur të një kombi”.

Advertisement