Connect with us

Shkrime

F**k off Putin/ Kosova e Serbia japin goditjen e fundit

Ish ambasador britanik në Jugosllavi: Kosova dhe Serbia po përgatiten t’i japin goditjen e fundit Putinit

Pas gati një çerek shekulli mospërputhje dhe ngërçi, më në fund mund të arrijmë në një pikë në mosmarrëveshjen e gjatë të Kosovës me Serbinë, kur negociatorët duhet të lejohen të punojnë pa ndërhyrje, thekson në një artikull autorial për ‘British Telegraph’, diplomati dhe ish-ambasador britanik në Jugosllavi, Irlandë dhe Itali, Ivor Roberts, duke krahasuar në njëfarë kuptimi diplomacinë dhe një ndeshje tenisi në Wimbledon.

Roberts në shkrim kujton se Kosova, me shumicë shqiptare, ishte pjesë e Serbisë dhe luftoi për pavarësinë e saj, e cila kulmoi me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999.

Që atëherë, shumë vende e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, por Serbia dhe të tjerët jo, dhe një pakicë e konsiderueshme serbe që ka mbetur në Kosovë dhe me të cilët për dekada, negociatat nuk kanë arritur në shumë përparim drejt një zgjidhjeje.

E megjithatë, sipas Ivor Roberts, derisa të arrihet një marrëveshje, as Serbia e as Kosova nuk do të mund të hyjnë në Bashkimin Evropian

Gjatë vitit të kaluar, SHBA, BE dhe Britania e Madhe kanë bërë përpjekje të përbashkëta për të bindur të dyja palët që të bien dakord për një zgjidhje, thotë diplomati, duke deklaruar se “ekziston një perspektivë realiste që përpjekjet e tyre do të shpërblehen dhe se të dy liderët, presidenti i Serbisë Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të bien dakord për kompromiset e nevojshme, të dhimbshme dhe të vështira politikisht”.

Por sipas ish-ambasador britanik “për fat të keq, në audiencë ka njerëz që bëjnë zhurmë dhe shpërqendrojnë vëmendjen”.

“Më e rëndësishmja dhe problematike është turma në fundin rus të stadiumit” – shkruan Ivor Roberts

“Rusia nuk dëshiron të ketë një marrëveshje për Kosovën. Roli i vetëm i Rusisë në rajon është të jetë kampion i ‘djemve të këqij’ që thonë se duan të luftojnë deri në fund për të mbrojtur pjesën e Serbisë në Kosovë”.

Kjo nuk është për shkak se Rusia kujdeset shumë për Serbinë – historia tregon se nuk ka – por sepse ajo është një front i rëndësishëm në përballjen e tyre me Perëndimin, një konfrontim të cilin ata aktualisht po e humbasin, sipas diplomatit britanik.

“Kur Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje, ndikimi i Rusisë në rajon mbaron dhe statusi i saj global zvogëlohet më tej. Prandaj, ne duhet të presim që Rusia të vazhdojë me provokime dhe incidente që do ta bëjnë paqen më pak të mundshme”.

 

Advertisement