Politike
Flakadanët dhe zjarri në Kuvend, reagon Rama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas seancës së sotme parlamentare, ku u kthye sërish në një arenë hedhje të flakadanëve nga deputetët e Rithemelimit, teksa në rendin e ditës ishte diskutimi i projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Përmes një reagimi në platformën X, Rama shkruan se tanimë deputetët kanë prekur fundit, pasi i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen. ‘I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur hunbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”, shkruan Rama.