Situatë e vështirë si pasojë e zjarreve në Bashkinë e Finiqit. Autoritetet lokale, përfshirë edhe Prefektin e Vlorës, kanë kërkuar ndihmë nga ajri për të vendosur nën kontroll flakët, të cilët po i afrohen edhe banesave.
Në luftë me zjarret ndodhen zjarrfikëset nga Saranda, Delvina, që po mbështesin zjarrfikëset e Finiqit.
Gjithashtu në ndihmë të ekipeve zjarrfikëse ka shkuar edhe një mjet nga Himara dhe një tjetër nga Konispoli. Gjithashtu janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura.
Për shkak të erës, flakët po shkojnë në drejtim të fshatrave Stjar dhe Matomar.
Kjo është cilësuar si situata më e rëndë e krijuar nga zjarret në qarkun e Vlorës.