Connect with us

Politike

Flamur Noka denoncon me emra: Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhior të Sara Miles

Flamur Noka, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka denoncua se personazhi i krimit të organizuar në Elbasan, Suel Çela e ka thyer burgun e Peqinit në një shtab zgjedhor të kandidates socialiste Sara Mile.

Sipas Nokës, në lokalim e policit Çim Delia punonjësit e Policisë me uniformë kanë zhvilluar një takim, në datln 2 ose 3 Maj, në orën 10:00, për t’u përfshirë në fushatë.

Ndërkohë, në datën 19 Prill në fshatin Gjocaj të Peqinit janë përfshirë edhe policët e burgut të Peqinit, ku pranishëm ka qenë edhe Shefit Draga, si dhe kandidatja Sara Mile.

Denoncimi i plotë:

Burgu i Peqinit si ndërmarrje me pronar Suel Çelën. Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të kandidates së PS, Sara Mila.

Burimet tona në terren na komunikojnë si më poshtë:

Ne lokalin e policit Çim Delia (numri 5 ne liste) keta punonjes policie me uniforme kane zhvilluar takim per tu perfshire ne fushate. Data e takimit 2 ose 3 maj, ora 10. Ndersa ne dt.19 prill ne Gjocaj te Peqinit jane perfshire punonjësit e policise se burgut Peqin. Nje prej tyre ka qene polici Shefit Dranga. Ne takim ka qene dhe ajo e Elbasanit.

     

Advertisement