LAJMI I FUNDIT
Flamur Noka e pranon: Faji i vetëm që ka Berisha, i ktheu pronën dhëndrit
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, tha në emisionin “Review” në Euronews Albania se Sali Berisha nuk ka ndihmuar dhëndrin e tij, por e ka lejuar atë që të ndërtojë në një pronë të cilën e ka ligjërisht të trashëguar. Noka tha se lejen e ndërtimit në atë truall e ka dhënë vetë Edi Rama, por sipas tij këto prova janë zhdukur nga SPAK. “Toka u është kthyer 5 familjeve atje. Nëse e mbani mend këto pesë familje e kanë filluar procedurën në ’94. U është kthyer nga komisioni i kthimit të pronave se janë pronarë. Në kohën e kryeministrit Nano, ish-ministri Anastas Angjeli nis procedurat për privatizimin e klubit të cilat shkuan deri te presidenti i asaj kohë, e heqin nga plani i përhapjes dhe e kalojnë si pronë shtetërore të lirë e të thjeshtë. Edi Rama si kryetar i bashkisë e heq nga ambient sportive dhe e kthen në truall për ndërtim, jep edhe lejen për këtë. SPAK-u i ka zhdukur këto dhe mundohen ta vënë fajin te Berisha. E dini ça faji ka Berisha, sepse i ka lejuar dhëndrit të tij që pronën e trashëguar e të ligjshme ta zhvillojë”,-tha Flamur Noka.