Connect with us

Politike

Flamur Noka reagon pas dhunës ndaj Agron Shehajt: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur këtë të enjte me kolegun Agron Shehaj në foltoren e Kuvendit.

Noka e shtyu me forcë Shehajn, duke e larguar nga foltorja, një ngjarje që nuk ishte parë mes anëtarëve të një force politike.

Në reagimin e tij, Noka iu qëndron fjalëve që tha në Kuvend, duke akuzuar Shehajn se përdoret nga Rilindja.

“’T’i bëjmë opozitë opozitës’ është një nga metodat më të aplikuara të të rilindurve.

Aplikohet nga tellallë ekranesh dhe të vetëpërdorur e të keqpërdorur në mënyrën më të egër nga #Rilindja. I qëndroj fjalëve që i thashë në sy.

Për ata që nuk i dëgjuan po i shkruaj t’i lexojnë: Po bën lojën e Veliajt. Je ushtar i Veliajt dhe i Engjëll Agaçit’”, shkruan ai ndër të tjera.

Advertisement