Bota
Flamuri amerikan mbi gjithçka! Trump firmos urdhër ekzekutiv: Burg për këdo që e djeg!

Presidenti Trump nënshkroi të hënën një urdhër ekzekutiv që i drejton Departamentit të Drejtësisë të “prioritizojë” ndjekjen penale të amerikanëve që përfshihen në “akte të përdhosjes së flamurit amerikan”, një aktivitet për të cilin Gjykata Supreme e SHBA-së më parë ka vendosur se mbrohet nga Amendamenti i Parë.
“Nëse digjni një flamur, ju do të burgoseni për një vit, pa mundësi për të dalë më herët”, ka thënë Trump teksa e ka nënshkruar urdhrin në Zyrën Ovale.
Për të anashkaluar pengesën kushtetuese, të cilën urdhri e pranon, Trump në vend të kësaj u udhëzon avokatëve të qeverisë që të akuzojnë në mënyrë agresive djegësit e flamujve për krime të tjera, të tilla si shkatërrimi i pronës, sjellja e çrregullt, ndihma dhe inkurajimi, si dhe kufizime lokale për djegien e flamujve në ambiente të hapura.
Duke e shpallur flamurin “simbolin më të shenjtë dhe më të çmuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, urdhri presidencial e quan shkatërrimin e flamurit në publik – me djegie ose mjete të tjera – “veçanërisht fyes dhe provokues” dhe “mund të nxisë dhunë dhe trazira”.
“Gjykata nuk ka vendosur kurrë se përdhosja e Flamurit Amerikan e kryer në një mënyrë që ka të ngjarë të nxisë veprime të menjëhershme të paligjshme ose që është një veprim që përbën fjalë luftarake’ është e mbrojtur me kushtetutë”, thuhet në urdhër.
As presidenti dhe as teksti i urdhrit nuk identifikuan ndonjë shembull të djegies së flamurit të kohëve të fundit që ka nxitur dhunë ose prova se akti kontrovers përbën një rrezik serioz. Nuk ka të dhëna në të gjithë vendin mbi frekuencën e djegies së flamurit amerikan, por rastet konsiderohen të rralla.
Vendimi historik i Gjykatës së Lartë të vitit 1989 në çështjen Teksas kundër Johnson deklaroi për herë të parë se qeveria nuk mund ta kriminalizojë shkatërrimin e një flamuri amerikan kur bëhet si një akt shprehjeje. Ndërkohë që vendimi i Trump, pritet të ngjallë debat të fortë

