Kosova
Flamuri i Kosovës në Serbi, pastaj asociacion në veri/ Opinioni i profesor Spahiut
“Nuk ka më kthim prapa përsa i përket Asociacionit dhe tashmë ndërkombëtarët kanë dorëzuar një draft-statut, por ajo çfarë duhet të bëj pala kosovare, është të kërkoj që flamuri i Kosovës të valojë në Beograd dhe pastaj të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe” – Kështu ka deklaruar profesori, Nexhmedin Spahiu.
Sipas tij, përpjekjet e Kosovës tanimë janë të kota, nëse për draftin janë pajtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
“Ne mund të përpiqemi, por përpjekjet tona janë të kota, nëse për draftin janë pajtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Janë pajtuar amerikanët e evropianët, nëse është pajtuar edhe Vuçiç, ne s’fitojmë më gjë nga kjo. Ne është dashur të luftojmë me sa kemi pasur mundësi për një ‘pazar’ më të mirë. Por tani u pre ky Pazar, dhe tani na mbetet vec të na i komunikojë Perëndimi. Por asociacioni duhet zbatuar pasi të valojë flamuri i Kosovës në Beograd. Këtë mund ta bëj Kosovës dhe në këtu duhet të insistojë, nuk duhet të insistojë në nënshkrim, se nënshkrimi s’ka vlerë” – Ka theksuar profesor, Nexhmedin Spahiu.