Aktualitet
‘Flas pas 48 orësh’, policia harron vdekjen e Lear Kurtit
“Brenda 48 orësh do të jap shpjegime për vdekjen e Lear Kurtit”. Kështu u përgjigj drejtori i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në mbledhjen për Komisionin e Sigurisë Kombëtare, pak ditë pas vdekjes në duart e policisë të 32-vjeçarit.
Mirëpo, po bëhen gati dy javë dhe Muhamret Rrumbullaku nuk është zgjuar akoma nga gjumi. Ai ende nuk ka një shpjegim për vdekjen e Lear Kurtit në duart e policisë.
Përveç kësaj, edhe opozita e ka harruar këtë përgjigje të drejtorit të policisë. Askush nuk është kujtuar se Met Rrumbullaku duhet të japë shpjegime, për një ngjarje që ka shumë pikëpytje.
Megjithatë, duket se kjo është strategjia e të gjithë atyre që i tremben të vërtetës. Nuk reagojnë në kohë, dhe pastaj fshihen pas ngjarjeve të tjera për të harruar përgjegjësinë.
Por qytetarët e ndershëm dhe të përgjegjshëm nuk harrojnë.
Shkurt dhe saktë duan përgjigje: Kush e vrau Lear Kurtin?