Connect with us

Kronike

Flet 17-vjeçarja, ‘mollë sherri’ në masakrën e Klosit

NTV.AL  ka mësuar detaje të reja në lidhje me krimin e një dite më parë në Klos, kur u vranë babë e bir, si dhe i dha fund jetës autori i krimit Fiqiri Mjeshtri.

Vajza e autorit ka dëshmuar në polici, se dy kushërinjtë e shantazhonin se do ti publikonin në rrjetet sociale foto të saj.

Shantazhi mes nxënësve të gjimnazit të Klosit u kthye një ditë më parë në tragjedi me tre viktima.

Në dijeni të konfliktit kanë qenë dhe mësues të gjimnazit në Klos.

Vajza ka thënë se dy kushërinjtë e s’angazhonin:

3 javë më parë kjo çështje ishte diskutuar mes familjeve të të rinjve dhe konsiderohej e mbyllur. Por para 5 ditësh, 17 vjeçari Renato Hasula e ka kërcënuar sërish vajzën. Kjo e ka detyruar babain e saj të kthehet nga Greqia, ku punonte.

Pas kësaj, 39-vjeçari bashkë me dy vëllezërit e tij, ka kërkuar që të sqarohet në një lokal me dy të rinjtë, të cilët morën edhe prindërit. Debati mes tyre degradoi në përdorimin e armëve. Fiqiri Mjeshtri vrau të 17 vjeçarin Kenado Shira dhe babain e tij, Liri Shira. Ndërsa la të plagosur të riun tjetër Renato Hasula dhe të atin.

Më pas 39 vjeçari qëlloi veten me të njëjtën armë.

Pas arrestimit një ditë më parë dy vëllezërit Besnik e Fatmir Mjeshtri, vëllezër të autorit janë lënë të lirë.

Ata kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni se Fiqiriu kishte armë dhe se nuk mundën ta parandalonin ngjarjen.

Dy të plagosurit Renato Hasula dhe Eglantin Hasula ndodhen në spitalin e Traumës. 17 vjeçari është në gjendje të stabilizuar ndërsa babai i tij është në rrezik për jetën.

Advertisement