Politike
Flet Jorida Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR i rrëzon zgjedhjet

Kandidatja për deputete e PD-ASHM, Jorida Tabaku duke komentuar deklaratat e eurodeputetit gjerman, Michael Gahler, është shprehur se raporti paraprak i OSBE-ODIHR rrëzon zgjedhjet. Ajo ka komentuar edhe problemet e ndodhura në Vorë, ku asnjë institucion ligjzbatues nuk ndërhyri, as policia dhe as SPAK.
Ajo që ka ndodhur në Vorë është shembulli se si bëhen zgjedhjet në Shqipëri. Për OSBE-ODIHR këto nuk janë problematika të reja, këto i paralajmëroi opozita dhe në dëgjesë, i paralajmëroi dhe në takime të ndryshme, kudo ku ka pasur zë opozita. OSBE-ODIHR nuk është polici i zgjedhjeve, ne jemi shtet sovran, menaxhojmë vetë procesin zgjedhor, por duhet të mbajmë vetë dhe përgjegjësitë.
Por ajo që ka për detyrë OSBE-ODIHR, Parlamenti dhe Komisioni Europian, që në momentin që të cenohen zgjedhjet, në momentin kur cenohet dhe rotacioni, atëherë duhet të merren masat ndaj Shqipërisë. Edhe procesi i integrimit pengohet, edhe procese të tjera që lidhen me demokracinë, që nuk kanë për të ecur më përpara.
Por kur një shtet plotëson minimumin e detyrimeve të demokracisë dhe kritereve që OSBE-ODIHR ka për vendet anëtare, atëherë për ca flasim, këtu nuk ka më demokraci. Kur nuk kryen dot rotacion me zgjedhje të lira dhe të ndershme e këto i ka në dorë Parlamenti dhe Komisioni Europian, se ne nuk mund të rrimë zgjedhje pas zgjedhje të përsëritura të njëjtat probleme, edhe më të agravuara dhe të mos bëjmë asgjë. Kjo situatë ka qenë një këmbanë alarmi edhe për ta” – tha ndër të tjera, Jorida Tabaku

