Connect with us

Politike

Flet për herë të parë Rovena Voda

TIRANË– Ish-zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda, ka dhënë një intervistë për ‘Euronews Albania’, për përjetimet personale në lidhje me dënimin e saj nga Apeli i GJKKO-së me 10 muaj burg për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

‘Në momentin kur jam njoftuar për masën e sigurisë ka qenë 13 koprrik 2021 kisha 1 vit që isha liruar nga detyra. Kisha filluar jetën time profesionale, punoja si konulente në një project. Në momentin që mu komunikua masa e sigurisë ka qenë një habi e madhe një paqartësi e madhe një gjendje shoku. Kur kam lexuar vendimin e gjykatës flitej për një histori që as nuk e mbaja mend. Flitej për një histori që në memorien time ka qenë e parëndësishme dhe nuk lidhej as me marrjen e përfitimeve as me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm.

Së pari dua të sqaroj se komunikimet kanë qenë të dy personave të tjerë. Në asnjë moment, në 22-muaj hetime, nuk ka asnjë komunikim ku të dëgjohet zëri im, apo ndonjë një përgjim timin ku unë të shprehem për marrje dhe dhënie përfitimesh

Dy personat e tjerë janë nga Durrësi, unë jam një vajzë nga Durrësi. Majlinda ka qenë avokate e vjetër në Durrës, ka qenë avokatja ku unë kam kryer stazhin, praktikën time profesionale. Njohja ka qenë e hershme që në vitin 2003.‘- ka thënë ajo.

Advertisement