Connect with us

Kosova

Fli rehat Albin/ Abazoviç nuk kursen ironinë

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i është përgjigjur deklaratës që ka dhënë para disa ditëve kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lidhur me zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. Kurti ishte shprehur i shqetësuar se nëse fiton kundërkandidati i Gjukanovic, pasi sipas tij në këtë formë do të hapet rruga për zhdukjen e kombit malazez.

Në lidhje me këtë Abazoviq theksoi se Kurti duhet të flejë rehat dhe se nuk ka nevojë të brengoset askush për të ardhmen e Malit të Zi.

Persa i përket raporteve me Kosovën pas fitores së Millatoviqit, ai shtoi se nuk do të ketë ndërrim raporti me Kosovën. Ai deklaroi se është i bindur qe edhe presidenti i Malit të Zi do të bashkëpunojë me të njëjtin vullnet me Kosovën.

Advertisement