Connect with us

Sport

Flick mëson spanjisht, përgatitet për t’u ulur në stolin e Barcelonës

Rreth një javë më parë tabloidi gjerman “Bild” bëri me dije se Hansi Flik është kandidati numër një për të marrë drejtimin e Barcelonës duke nisur nga 1 korriku, kur Ksavi të dorëzojë detyrën.Një lajm i tillë nuk u mohua në Barcelonë. Por pak ditë pas raportimit të “Bild”-it, mediat spanjolle pranë Barcelonës e përjashtuan kandidaturën e ish-trajnerit të Bajernit dhe kombëtares gjermane.

Por “Bild” nuk ka hequr dorë nga ideja e vet se Flik mund të marrë drejtimin e Barcelonës pas largimit të Ksavit. Për ta përforcuar këtë ide, gazeta gjermane ka saktësuar se prej pak kohësh, Hansi Flik i është futur mësimit të spanjishtes.Shefi i “Fussball Bild”, Kristian Falk zbulon në programin “BILD SPORT” në “WELT TV”: “Flik do të dëshironte të ishte trajner i Barcelonës dhe ai madje po mëson spanjisht”. Një javë më parë, “Bayern Insider” raportoi se “kishte pasur një video-telefonatë me presidentin Joan Laporta në 2021, por asokohe ai zgjodhi Bajernin”.

Advertisement