Connect with us

Politike

‘Flirt’ me Berishën? Bardhi: Kur unë u përballa me të, të tjerët s’guxonin t’ia përmendnin emrin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaron se nuk ka asnjë ‘flirt’ me kryedemokratin Sali Berisha. Më tej, ai tha se qëndrimet për Berishën janë njësoj si në muajin nëntor të vitit të kaluar, madje shtoi se kur ai doli kundër Berishës, të tjerët as që guxonin që t’ia përmendin emrin.

PYETJA– Cili është qëndrimi juaj për Berishën? Keni pasur një ‘flirt’….

BardhiUnë kam mbajtur qëndrimin tim që zgjedhjet në parti nuk mund të bëhen nga lartë poshtë. Ne jemi akoma në gjyq se kush jemi PD. Se kush duhej të regjistrohej si PD ne kemi bërë betejë në KAS një muaj. Nuk përjashtohet anëtari i Këshillit Kombëtar të regjistruar në gjykatë me një të rënë të lapsit. Kush e ka këtë fuqi të heqë kolegët? Me proces statutory mund të përjashtohem edhe unë nga partia. A e dini ju që sot ka njerëz që janë duke organizuar zgjedhjet për kryetar të PD-së në emër dhe për llogari të Bashës? Kanë qenë drejtues shtabesh të Berishës. Në Divjakë mund të them unë me dhjetëra raste.

Ky nuk është standart statutore, por standart hall personal. Pozicioni im në raport me Berishën është identic nga ato që kam shprehur nga nëntori e deri në këtë moment. Duhet të mos harxhojmë energji me njëri tjetrin, por të merremi me Edi Ramën. Nuk mund të baltosësh sekretarin e Përgjithshëm të PD-së që të gjitha energjitë e veta kundër Ramës. Kur unë ka, bërë betejë me Berishën, disa të tjerë u mbyllën në shtëpi dhe nuk ja zënë dot emrin në gojë zotit Berisha. Vula administrohet nga sekretari i përgjithshëm, as nuk e kam marrë në xhep, as nuk e kam çuar në shtëpi. Unë nuk i ndihmoj dot ata që kanë humbur vulën. Disa duan të shpallen vulëhumbur, është çështje e tyre dhe jo përgjegjësi e imja.

Advertisement