Pinknews
Flor Gjini ‘avullon’ nga ‘Topi’/ Deklaratë e fortë për Bora Zemanin
Moderatori i njohur shqiptar, Flor Gjini, së fundmi është larguar nga “Top Channel” drejt “Euronews”-it.
Në një intervistë për “Natë me Aulonën”, ai ka ironizuar moderatoren Bora Zemani.
Gjini tregoi edhe arsyet e largimit nga “Top Channel”, ku u shpreh se ai kishte biseduar për të qenë pjesë e “Dancing With The Stars”, konkretisht në “Golden Room”, që tani është moderator Eno Popi.
Në bisedën e tij më Aulonën, Flori nuk la pa ironizuar edhe Bora Zemanin dhe Donald Veshajn. Pavarësisht se nuk përmendi emra konkretë, ishte i qartë thumbimi i tij kur u shpreh se ai nuk do të fitojë vëmendje me puthje.
“Nuk e marr vëmendjen me puthje. Vëmendjen me puthje e marrin ata që fitojnë edhe vendin e punës”- u shpreh ai.