Connect with us

Politike

Florian Binaj njofton tërheqjen nga politika, pa hyrë mirë

Aktori dhe moderatori Florian Binaj, ka njoftuar me anë të një njoftimi në rrjetet sociale se do të largohet nga angazhimet e së tashmes.

“Të dashur mikesha, miq dhe armiq! Për shkak të disa projekteve artistike personale dhe profesionale të cilat mezi pres t’ju tregoj së shpejti dhe në të ardhmen e afërt, do më duhet të tërhiqem nga disa angazhime që po bëj në të tashmen…

Arti cilësor kërkon kohë cilësore dhe përkushtim.

Pjesa tjetër e kohës është familja dhe koha për të është e panegociueshme me asgjë! Faleminderit! Ju dua!”, shkruan Binaj në postimin e tij.

Kohët e fundit e kemi parë Florian Binaj shumë aktiv në politikë, ku ka qenë i angazhuar me lëvizjen “Shqipëria bëhet” e cila drejtohet nga Adriatik Lapaj.

Binaj njihet si një kritik i qeverisë dhe si një person publik i angazhuar në shumë kauza sociale, kulturore dhe ekonomike.

Së fundmi atë e kemi parë të drejtojë një emision në televizionin e familjes Berisha.
Advertisement