Politike
Floriana Garo jashtë listave, Flamur Noka: S’e keni idenë sesa më dhemb

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur pas rezultatit të primareve, për Floriana Garon e cila nuk ishte pjesë e listave, pavarësisht se mori mbi 30 vota.
Ai është shprehur se vetë ajo ka vendosur të mos merrte pjesë në zgjedhje, por sipas Nokës ajo duhet të ishte pasi për PD-në ajo është shumë e rëndësishme.
“Ndjejë dhimbje për Floriana Garon, ajo është një njeri me virtyte të larta dhe shumë e rëndësishme për Partinë Demokratike”, u shpreh ai.

