Sport
Floriani tregon se ky person i shtrenjtë do mungojë në ndeshje
Florian Marku ka zbuluar emocionet e ndeshjes së datës 25 gusht. Ai ka zbuluar se cili është personi i shtrenjtë që do të mungoj në këtë sfidë të rëndësishme në “Air Albania”.
“Po në stadium do të jetë e pranishme e gjithë familja, nusja, motra, i gjithë fisi, përveç nënës. Nëna ime nuk vjen kurrë të më shikoj në ndeshje. Që kur kam nisur karrierën, kam thuajse 130 ndeshje dhe kur është momenti të ndeshem ajo mbyll telefonat, mbyll televizorat dhe del xhiro, ecën derisa përfundon ndeshja. Nuk më ka parë kurrë në jetën e saj live. Jo në ring por as në televizor”- u shpreh sportisti njohur.