LAJMI I FUNDIT
Flutura Açka: Duhet një PD e re që jep llogari, e shkëputur nga Berisha
Flutura Açka të cilës Lulzim Basha i ka deleguar kompetencën e krytares së grupit parlamentar, e ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv ka pranuar gabimet më të mëdha të Partisë Demokratike që nga 90, ndërsa theksoi se të ardhmen e partisë e sheh të ndarë nga Sali Berisha. “14 maji krahasur me 2021 kemi shumë shqiptarë që nuk votuan. A ka një përgjegjësi politika për këtë pjesë të shqiptarëve që nuk do ta kthejë kokën te politika. Duhet një PD e re jo me gjuhë shatazhi, e shkëputur nga Berisha. Një Pd që jep llogari”, tha ai. Ndalur te gabimet më të mëdha të PD që nga 90, Açka përmendi tragjedinë e Gërdecit për të cilën ende nuk ka fajtor. Nga tani e tutje Açka tha se PD duhet të jetë transparente dhe të japë llogari. “Duke nisur nga parrulla e famshme bashkëfajtor, bashkëvuajtës. S’kemi qenë të gjithë bashkëfajtore, ndahen njerëzit. Piramidat. Një nga gjërat ka qenë gërdeci, u vranë 26 vetë, u gjymtuan shumë të tjerë dhe u hiodhën në erë mijë para. Nuk e dimë sot se kush është fajtori. Mendoj se një shqiptari e rafinuar e ka menduar këtë gjë dhe ka nevojë ta dijë se çfarë ka ndodhur me 30 vite të tranzicionit shqiptar. PD e ka për detyrë të jetë transparente nga tani e tutje”, shtoi Açka. “Bashkohem me Açkën në këtë listë mëkatesh të trashëguara nga PD. Nëse nuk sheh gabimet e të shkuarës nuk mund të ecësh përpara”, deklaroi më pas analisti Lorenc Vangjeli.