Aktualitet
“Fluturo lart Kevin”/ Familjarët dhe miqtë i japin lamtumirën 19-vjeçarit shqiptar
Pasditen e djeshme në Duomo di Latisana, Itali iu dha lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar Kevin Murataj që humbi jetën mbrëmjen e maturës.
Familjarët, të afërmit dhe miqtë e ngushtë të tij ishin mbledhur në kishë për ceremoninë funerale që nisi me fjalët:
Fluturo lart Kevin, siç shqiponjat fluturojnë mbi botë, fluturo te Zoti.
Në ceremoninë mortore ishin dy prindërit, babai Alket dhe nëna Elisabeta, 2 fëmijët minorenë të tyre dhe daja Erlind.
Arkivoli i bardhë i të riut ishte mbuluar me lule ndërsa të ishte vendosur fotoja e Kevin, i qeshur ashtu siç të gjithë e kujtojnë. Mes të pranishmëve ishin edhe shumë të rinj. Duke nisur nga shokët e shoqet e klasës të Institutit Plozner të Latisana.
Njëri prej mësuesve foli me lot në sy në emër të tyre:
Ishte një mik dhe një vëlla, gjithnjë i gatshëm për të përcjellë lumturi. Me të ndanim ëndrrat tona.