Kronike
FNSH godet grupin kriminal, 50 urdhër-arreste në Elbasan

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar ditën e sotme nga FNSH dhe policia në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se operacioni ka nisur pas lëshimit të 50 urdhër-arreste nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për persona që dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që vepronte në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit janë sekuestruar materiale dhe sasi droge të ndaluarve. Operacioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe është ende në zhvillim.

