Connect with us

Kronike

FNSH zbarkon në zonat e thella të Vlorës

FNSH-ja ka mbërritur ditën e djeshme në Vlorë në kuadër të kontrolleve blic si dhe ka bërë të mundur krehjen e zonave me risk të lartë kriminaliteti.

Ka patur kontrolle për eksponentë të krimit të organizuar, teksa janë kontrolluar dhe automjete të dyshuara për armë pa leje dhe posedim lëndësh narkotike brenda tyre.

Gjithashtu ka patur kontrolle edhe në zona të thella për persona të cilët mund të fshihen në to. Deri tani nuk ka asnjë rezultat konkret, por priten konfirmime zyrtare për aksionin si dhe çfarë është arritur prej tij nga policia e Vlorës.

Advertisement